Gjate 24 oreve të fundit territori i bashkisë Pukë është përfshirë nga reshje Bore dhe temperatura të uleta deri në -10°C.
Qyteti Puke:
Ka reshje bore deri në 10 cm, temperatura deri në -7°C si pasoje e eres së fortë bora është përqendruar në vende duke krijuar vështirësi, levizja kryhet vetëm me zinxhire, shkollat janë hapur, por numri i nxënësve është relativisht i ulët , energji elektrike ka pasur pa nderprerje. Probleme shëndetesore nuk janë raportuar.
Njesia Administrative Gjegjan:
Raportohet se rruga e fshatit Mesul që lidhet me qendren e njësise administrative Gjegjan është e bllokuar si pasojes e përqendrimit të Borës. Trashësia e saj vende vende i kalon 50 cm. Rruget e tjera lidhese të kësaj njesie janë të kalueshme me vështirësi, është i nevojshëm përdorimi i zinxhirve. Shkollat janë hapur, por numri i nxënësve është i ulët . Energji ka patur pa nderprerje. Probleme shëndetësore nuk janë raportuar.
Njesia Administrative Qelëz:
Rapotohet të ketë probleme ku prej natës së mbrëmshme ka qenë bllokuar në segmentin Qaf Qerreti- Qelëz si pasoje e përqendrimit të Bores nga era e forte ku trashesia vende vende i kalon 50 cm.Rruga në orët e para të mëngjesit është hapur dhe kalohet me vështirësi, me zingjirë. Në këtë njësi të bllokuar ngelen fshatrat Qaf Tmugu, Ukth, Qerret i Vogel. Shkollat janë hapur, energji ka pasur pa nderprerje. Probleme shëndetesore nuk janë raportuar.
Njesia Administrative Luf Qerret:
Raportohet të jetë e bllokuar prej natës se mbremshme rruga Qaf Qerreti-Qerret, si pasoje e përqendrimit të Bores ku vende vende i kalon 50 cm, është punuar dhe është hapur, por kalohet me vështirësi. Është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve. Të bllokuara raportohen fshatrat Luf, Pla, Kqirë, Plet. Shkollat janë hapur, energji elektrike ka pasur pa nderprerje. Nuk raportohet problem shëndetsore.
Njesia Administrative Rrape:
Raportohet se rrugët e fshatrave Buhot, Bicaj, Rrape, Binisht, janë të bllokuara. Tashësia e Bores i kalon 50 cm. Shkollat janë hapur. Në shumë prej fshatrave energjia elektrike mungon. Nuk ka pasur problem shendetesore.
Rruget Nacionale janë kalueshme me zingjire. Në rrugen Vau Dejas-Pukë-Fushë Arrëz punojnë tre mjete Borëpastruese. Kalimi bëhet me zinxhirë.
Ju faleminderit!
Bashkia Pukë