REAGIM I KRYETARIT TË BASHKISË PUKË Z.GJON GJONAJ LIDHUR ME ZHVILLIMIN E NDESHJES “TERBUNI – EGNATIA”

Po ndjek me vemendje në vazhdimsi reagimet për incidentet e një dite më parë.
Hedh poshtë me neveri çdo shpifje të atyre të cilet nën petkun e të shenjtit, qëllimin e vetëm kishin provokimin e situatave të dhunshme gjatë gjithë kohës, dhe kjo ishte e dukshme.
Ekipi që unë drejtoi nuk është mësuar të shes e të blej ndeshje, ashtu siç askush nga stafi i TERBUNIT nuk hyn në stadiume i armatosur.

Z.GJONAJ ZHVILLON TAKIM ME EKIPIN E KF TËRBUNI

Kryebashkiaku Gjonaj ka ndjekur këtë pasdite fazën përgatitore që po bën ekipi i Tërbunit, duke zhvilluar një takim me futbollistët e ekipit dhe drejtuesit e tyre. Gjonaj falenderoi futbollistët dhe trajnerin për rezultatet e kampionatit që lam pas, në të cilin Tërbuni u ngjit një Kadegori më lart, gjithashtu theksoj se duhet të merrnin shumë seriozisht fazën përgatitore.