Kreu i Bashkisë Dodaj priti në një takim pune përfaqësuesit e kompanisë Beralb sh.a

Intensifikimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me investitorë strategjik dhe sipërmarrës që operojnë në territorin e Bashkisë Pukë, si dhe dhe krijimi i një klime optimale për të tjerë që duan të investojnë, është padyshim një pikë kthese në qasjen tonë ndaj objektivave afagjatë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Pukës dhe njësive administrative të saj.

“Sofra Pukjane”, u zhvillua edicioni i 16-të, kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi për drejtuesit, ideatorët dhe kontribuotorët

Prej 16 vitesh me radhë, “Sofra Pukjane”, është jo vetëm manifestimi më i fuqishëm kulturor në qytetin e Pukës, por dhe institucioni më i rëndësishëm kuvendor i bijve dhe bijave të Pukës, që mblidhen dhe bashkohen, për të bashkëbiseduar pa ngarkesën e ndasive të politikës dhe për të përcjellë mesazhet e vlerave që karakterizojnë pukjanët anëkënd vendit

Shtëpia-muze e Migjenit, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni tërësor, duke synuar transformimin e saj në një nga destinacionet kryesore dhe më të vizitueshme në qytetin e Pukës nga turistët vendas dhe të huaj.

Kur flasim për Pukën dhe perspektivën turistike të saj, krahas resurseve natyrore, turizmi kulturor është një atraksion i mirë që do të promovohet dhe do të synohet fuqishëm. Shtëpia-muze e Migjenit, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni tërësor, duke synuar transformimin e saj në një nga destinacionet kryesore dhe më të vizitueshme në qytetin e Pukës nga turistët vendas dhe të huaj.